Meksika ka arrestuar pothuajse gjysmë milioni emigrantë që shkojnë në ShBA në tremujorin e fundit NULL NULL 27.12.2024 21:36 27.12.2024 21:36 Kufiri i Meksises me ShBA-ne Forcat meksikane të sigurisë kanë arrestuar rreth 475,000 migrantë të parregullt që nga tetori, thanë autoritetet të premten, ndërsa presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, kërcënon Meksikën me tarifa, nëse nuk ndalon migrantët e paligjshëm të mbërrijnë në kufirin e përbashkët. Pothuajse gjysmë milioni emigrantë janë të arrestuar nga 1 tetori deri më 26 dhjetor. Që nga fillimi i vitit, rreth 900,000 emigrantë janë arrestuar, tha qeveria në fillim të këtij muaji. “Ne mendojmë se është një model që funksionon, që mund të përmirësohet gjithmonë, por që i është përgjigjur shumë kënaqshëm këtij fenomeni (emigracionit)”, tha të premten Ministri i Jashtëm, Juan Ramon de la Fuente. Duke folur së bashku me presidenten Claudia Sheinbaum në konferencën e saj të rregullt për shtyp, ai tha se numri i migrantëve të ndaluar në kufirin e përbashkët ra 81% në mes të dhjetorit në krahasim me një vit më parë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.