“Mehmet Kosova” po bëhet sërish baba NULL NULL 10.11.2021 12:49 10.11.2021 12:49 Aktori turk, Kenan Imirzalıoglu, do të bëhet baba për herë të dytë. Aktori, i njohur për shqiptarët me rolin e famshëm të Mehmet Kosovws dhe Ezelit dhe partnerja e tij, Sinem Kobal janë në pritje të një tjetër fëmije, raportojnë mediat turke. Në media bëhet me dije se Sinem është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se do të bëhen me një djalë, transmeton tvklan. Megjithëse, ata nuk e kanë konfirmuar ende lajmin publikisht, mediat raportojnë se aktorja do të kalojë një pjesë të shtatzënisë në Selimiye për shkak të pandemisë. Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin. I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025