Mehmedi në vend të Drmiq NULL NULL 02.06.2015 11:00 02.06.2015 11:00 Reprezentuesi i Zvicrës po shihet si zëvendësues i Josip Drmiq nga drejtuesit e Bayer Leverkusen. Futbollisti me prejardhje shqiptare, Admir Mehmedi pritet të jetë zëvendësues i Josip Drimiqit në Bayer Leverkusen. Lajmi është bërë i ditur nga mediet në Gjermani. Sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të mbetet pjesë e Freiburgut, pasi kjo skuadër ka rënë nga elita e futbollit gjerman, kurse në anën tjetër Bayer Leverkusen po mendon zëvendësimin e Drimiqit, i cili më gjasë largohet gjatë verës. Admir Mehmedi është pjesë e reprezentacionit të Zvicrës, kurse në nivel klubesh ka luajtur edhe për Zurich dhe Dynamo Kyiv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.