Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mehaj tregon pozicionet serbe (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 08.10.2022 20:23

Situatë në veri të Kosovës, që ngjau dy muaj më parë, nuk duan t’u përsëritet. Andaj, forcat e misionit të NATO-s konfirmuan të shtunën, se për këtë po tregohen shumë të vëmendshëm.

Por, terezinë druhen se mund t’ia prishë vendimi i qeverisë për targat, meqë shumë pak serbë lokalë i kanë vendosur ato kosovare deri tash.

“Problemet me targat e automjeteve dhe gjatë verës problemet me letërnjoftimet janë disa çështje që duhet të zgjidhen në dialog, por janë probleme që ndikojnë në lëvizjen e lirë. Jemi të shqetësuar edhe për targat, kjo ka nxitur edhe reagim agresiv nga komuniteti lokal, po punojmë që ta zbusim”, deklaroi Alexander Avles Aalmo, këshilltar politik i KFOR-it.

Megjithatë, këshilltari politik i KFOR-it, Alexander Avles Aalmo, në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s siguroi të gjithë, që ky mision do të jetë këtu për t’u përballur edhe më këtë problem, ose edhe më gjatë.

Për këtë pjesë nuk tha gjë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, por veç lavdëroi bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in, derisa shteteve evropiane u kërkoi presion ndaj Serbisë.

Për t’i lustruar fjalët e paraqiti edhe një hartë që tregon praninë e ushtrisë e xhandarmërisë serbe afër kufirit me Kosovën.

lajme të ngjashme