Mehaj: Kontingjenti i FSK-së në Maqedoninë Veriut tregoi nivel të lartë të gatishmërisë NULL NULL 25.05.2023 14:20 25.05.2023 14:20 FSK Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i FSK-së i dislokuar në Maqedoninë Veriut tregoi nivel të lartë të gatishmërisë. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar kontigjenti i FSK-së ka realizuar operacionet me sukses. “Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i atashuar në Task Forcën Jug në batalionin shumëkombësh, ka realizuar operacionet e patrullimit në nivel togu duke përfshirë pika mobile të kontrollit, gjithashtu kanë vazhduar me operacione të mbrojtjes së kampit sipas skenarëve të përgatitura nga komanda më e lartë, me qëllim të testimit dhe gatishmërisë së trupave në ushtrim”. “Ushtarakët tanë si gjithmonë janë duke treguar gatishmëri dhe performancë të lartë, në kryerjen e detyrave dhe ndërveprushmërisë me partnerët pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar ‘Defender Europe 23′”, ka shkruar Mehaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025