Meghan thyen traditën mbretërore në përzgjedhjen e karrocës së fëmijës NULL NULL 19.03.2019 20:00 19.03.2019 20:00 Duket sikur Duka dhe Dukesha e Sussexit mund të kenë zgjedhur karrocën e fëmijës së tyre. Por kjo zgjedhje duket se nuk është në përputhje me traditën mbretërore, njofton Klan Kosova. Një makinë shpërndarëse nga marka “iCandy” u zbulua se ka hyrë në shtëpinë e çiftit mbretëror javën e kaluar duke u lënë hapësirë spekulimeve se çifti ka zgjedhur një karrocë fëmijësh shumë luksoze. Një markë e tillë ishte zgjedhur edhe nga të famshmit si Victoria Beckham, Natalie Portman dhe Elton John. Karrocat e një market ë tillë kushtojnë deri në 1500 funta. Ndërkaq, Familja Mbretërore tradicionalisht ka favorizuar markën klasike “Silver Cross” për fëmijët mbretërorë.