Meghan dhe Princi Harry hyjnë në Librin Guinnes NULL NULL 04.04.2019 09:00 04.04.2019 09:00 Llogaria e re në Instagram e Princit Harry dhe Meghan Markle ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për të fituar një milion ndjekës në këtë rrjet social. Guinness World Records tha se llogaria e re në Instagram e hapur nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan është më e shpejta për të fituar 1 milion ndjekës. Llogaria, e quajtur sussexroyal, u krijua të martën më 2 prill dhe arriti 1 milion ndjekës në vetëm 5 orë dhe 45 minuta, duke shënuar një moment historik . Që atëherë llogaria ka mbledhur 3.3 milionë ndjekës. Llogaria deri më tani ka dy postime që kanë fituar mijëra pëlqime, si dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat . View this post on Instagram “Welcome to our official Instagram; we look forward to sharing the work that drives us, the causes we support, important announcements, and the opportunity to shine a light on key issues. We thank you for your support, and welcome you to @sussexroyal.”- Harry & Meghan A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on Apr 2, 2019 at 7:16am PDT