Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meghan dhe Harry krishtlindjet do t’i festojnë me nënën e Dukeshës dhe jo Mbretëreshën

NULL NULL
16.11.2019 22:20

Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, do të kalojnë krishtlindjet e tyre të para si një familje me nënën e dukeshës, Doria Ragland.

Anëtarët e familjes mbretërore tradicionalisht kanë kaluar periudhën festive me Mbretëreshën në Sandringham, ku ata marrin pjesë në festën e mëngjesit në kishën St Mary Magdalene, njofton Klan Kosova.

Pasi morën pjesë në shërbimin në Sandringham së bashku për dy vitet e kaluara, këtë vit Meghan dhe Princi Harry nuk do të bashkohen me familjen mbretërore për rastin festiv.

“Duka dhe Dukesha e Sussex shpresojnë të zgjasin kohën e familjes deri në fund të këtij muaji”, tha një zëdhënës për Sussexes.

lajme të ngjashme