Mega-operacion në Tiranë: Arrestohen 25 anëtarë të grupeve kriminale (PAMJE) NULL NULL 20.06.2025 12:02 20.06.2025 12:02 Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një mega-operacion, të koduar si ‘Blloku 33’ që rezultoi me goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshirë në trafikun e drogës. 42 persona, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale janë identifikuar, ndërsa 25 prej tyre kanë përfunduar në burg, ndërsa po kërkohen edhe 8 të tjerë. “Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). “ Gjatë aksionit, u sekuestruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. Ndërsa në periudhën hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë: -“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; -“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”/Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Arrestimet e kosovarëve nga Serbia bëhen për të na dëmtuar – të bëjmë presion diplomatik” 7 minuta më parë
Kosova "Më tërhoqi gjuha shqipe", historia e teologut indian që vepron në Shqipëri (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Osmani: Refugjatët nuk janë numra, ata janë histori mbijetese, force dhe shprese 17 minuta më parë