Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediumi i njohur kroat për Dritën: Një klub nga një qytet i vogël prodhoi surprizën më të madhe

NULL NULL
22.07.2022 00:49

Gazeta e njohur kroate Index.hr, i ka kushtuar një artikull ekipit të Dritës që arriti të nxjerr një rezultat pozitiv si mysafir i Antwerp në Belgjikë në rrethin e dytë kualifikues të Conference League.

Në artikullin e mediumit kroat shkruan se ekipi nga një qytet i vogël ka bërë një nga befasitë më të mëdha.

“Drita nga Gjilani, një qytet i vogël në Kosovë, ka prodhuar një nga surprizat më të mëdha në fillim të edicionit të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese, ata luajtën 0:0 ndaj Antwerp”.

Tutje Index.hr shkruan se klubi belg ka në radhët e veta emra të njohur duke nisur nga trajneri Mark van Bommel, pastaj Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Ritchie De Laet.

Madje përmendet edhe fakti se edhe kompanitë e basteve e kanë favorizuar ekipin Antwerp.

“Klubi belg drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Mark van Bommel, dhe në skuadër ka emra si Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Ritchie De Laet, i cili ishte kampion me Leicester, e gjithashtu edhe reprezentuesi japonez Koji Miyoshi. Të gjithë këta, ndonëse me 69% posedim të topit për Antwerp dhe raportin 12:1 në goditjet drejt portës, nuk i mjaftuan klubit belg për të fituar. Se sa befasues është ky rezultat, tregon edhe fakti se koeficienti i kompanive të basteve për barazim ishte 10, por nuk luajnë as bastoret e as Transfermarkt që vlerëson ekipin e Antwerp me 67.4 milionë euro dhe skuadrën gjilanase me 4.4 milionë euro”, thuhej tutje në artikull.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.