Mediat spanjolle raportojnë për një marrëveshje Nico Willams – Barca NULL NULL 19.06.2025 11:51 19.06.2025 11:51 Mediat spanjolle po raportojnë e Nico Williams dhe Barcelona, kanë arritur një marrëveshje afatgjate mes tyre e cila pritet të jetë gjashtëvjeçare. Williams pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031 me një rrogë vjetore prej 7 deri në 8 milionë euro. “Blaugranat”, po punojnë aktivisht për ta sjellë në radhet e veta futbollistin e Athletic Bilbaos, derisa gjigantit katalunas mund t’i kushtojë 58 milionë euro. 22-vjeçari ishte objektiv i Barcës edhe verën e kaluar pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që i kishte bërë me Spanjën në Euro 2024. Por, kërkesa e Bilbaos në atë kohë ishte shumë e lartë dhe kampioni spanjoll e kishte transferuar më pas Dani Olmon. E tani, presidenti Joan Laporta po bën gjithçka që është e mundur për ta transferuar në Camp Nou anësorin ofanziv. Lojtari i krahut i ka zhvilluar 45 ndeshje në sezonin 2024/25 dhe i ka realizuar 11 gola e i ka bërë 7 asistime në total. Me Lamine Yamalin dhe Nicon Williamsin në sulm, Barça do të bëhej e frikshme në sezonin e ardhshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.