Mediat serbe raportojnë se shqiptarët nga Kosova po shkojnë në Bujanovc për t`u vaksinuar ndaj COVID-19 NULL NULL 22.01.2021 10:51 22.01.2021 10:51 Qindra qytetarë nga Kosova në mesin e të cilëve edhe shqiptarë po vaksinohen kundër COVID-19 në Qendrën Shëndetësore në Bujanovc. Ata arritën në Bujanovc të enjten me dhjetë autobusë nga Ranilugu, Gjilani, Kamenica dhe zonat përreth. Kështu raporton portali”Bujanovacke”, sipas të cilit shqiptarët nga Gjilani shkuan për t’u vaksinuar sepse nuk kanë vaksina në Kosovë dhe e shfrytëzuan mundësinë që iu ofrua. Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore atje, Daliborka Pavloviq, ky institucion shëndetësor u dha hapësirë kolegëve nga Kosova vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova. Sipas informacionit jozyrtar nga burimet e “Bujanovacke” nga Qendra Shëndetësore, të paktën 300 persona nga Kosova mbërritën, dhe fotot nga ky institucion dëshmojnë turmën. Dy ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti do të duhet të punojë për të mundësuar vaksinimin për qytetarët e Kosovës, siç thuhet “duke pasur parasysh problemet me autoritetet lokale, të cilat parandalojnë shpërndarjen e vaksinës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024