Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediat në Shqipëri për vdekjen e tre kosovarëve: Dyshohet se vdiqën pas helmimit me kërpudha

NULL NULL
08.05.2021 23:39

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Spitalin e Durrësit.

Tvklan.al raporton se të ndjerët ishin helmuar pasi kishin konsumuar kërpudha për çka edhe ishin trajtuar në këtë spital, por më pas janë kthyer në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit ku edhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar sërish.

“Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”.

“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”, ka shkruar ky medium.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.