Mediat britanike shkruajnë për grupin shqiptar që publikon drogë në internet NULL NULL 12.11.2018 11:30 12.11.2018 11:30 Mediat në Britani kanë shkruar për grupin e njohur në Shqipëri e Kosovë, Hellbanianz, njofton Klan Kosova. Anëtarët e një bande shqiptare që kanë vërshuar Britaninë me kokainë janë duke postuar fotografi duke treguar armë, para dhe makina të shtrenjta. Kësisoj e fillon artikullin dedikuar këtij grupi Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Grupi Hellbanianz, thuhet se trafikon drogë në Britani të Madhe çdo vit. Por, në vend që të fshehin aktivitetet e tyre të paligjshme si bandat e tjera, grupi publikon çdo gjë në internet. Tre anëtarët kryesorë të këtij grupi, u burgosën për një total prej 42 vjetësh në vitin 2016, pas një operacioni policor. Por, kjo me sa duket nuk ka penguar aktivitetet e tyre dhe fotot janë postuar në faqen e tyre në Instagram. Ata mburren se kanë ‘kontroll të qytetit’ mbi Londrën dhe pretendojnë se janë gati për luftë me grupet rivale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025