“Më vjen keq për ty”, vijon debati mes Xhenetës e Gresës, përfshihet edhe Drenusha NULL NULL 03.01.2025 15:08 03.01.2025 15:08 Ka vazhduar përplasja mes Xhenetës dhe Gresës ku të dy banoret patën akuzat nga më të ndryshmet për njëra-tjetrën. Xheneta akuzoi Gresën se nuk ka pastëri dhe në disa raste e ka shti me eksalu në debatet e tyre, transmeton Klankosova.tv. “Ke bë hajgare me bukë e pastërtinë e ke pasur zero, unë nuk mundem me nejt në fëlliqt sikur ti – unë nuk kam pasur shërbëtore. Ti ke eskalu në debate me mu e të kam shti me u përla me Edin”, u shpreh Xheneta. Gresa në anën tjetër u shpreh se vetëm ajo dhe Driloni kanë mundësinë që të bëjnë Xhenetën të ekskalojë. “Ti vec dinë me llomotitë dhe nuk thu asgjë vetëm pak cka të mëson Drenusha edhe ato i harron se nuk dinë. Unë nuk ndikohem sikur ti. Ty të ka manipulu e të ka sill qysh ka dashtë Drenusha të ka thënë mshile gojën e s’ke guxu zë me bë”, u shpreh Gresa. Drenusha u përfshi në debat teksa u shpreh se i vjen keq për Gresën dhe e njëjta shpif për gjithçka. “Shpifëse e gërditshme je, më vjen keq për ty sa shumë mllef ke brenda vetës. Hapja sytë vetës ti”, u shpreh Drenusha për Gresën. Por, për të kuptuar më shumë detaje nga diskutimi i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.