Më thuaj ç’foto mban wallpaper, të të them ç’lloj njeriu je NULL NULL 24.01.2020 15:00 24.01.2020 15:00 Në jetë, njeriu lexon letra, filxhan, dorë dhe ç’mban në sfond në celular. Logjikisht, imazhi që zgjedh të shohësh sa herë hap celularin – rreth 1,500 herë në javë – tregon diçka për ty. Gjej veten më poshtë dhe nëse s’të pëlqen shpjegimi, ndërro wallpaper-in. Jeta është shumë e thjeshtë. Selfie Pak narcisiste, pak pa imagjinatë. Lind pyetja: pse ndjen nevojën ta shohësh veten vazhdimisht, minutë pas minutë? Sa herë që e bëj këtë pyetje, më përgjigjen me ‘po kë të vë?’ I qëndroj asaj që thashë, është zgjedhje pa imagjinatë dhe pa kuptim. Kërkoj ndihmën e dikujt të ma shpjegojë. Foto rastësore Shpeshherë, mbajnë foton me të cilën erdhi celulari. Raste të tjera, pika shiu në sfond gri ose një lule fotografuar nga afër. Këta njerëz janë ose shumë të zënë me punë ose në moshë dhe nuk dinë ta ndryshojnë. Foto të familjes ose fëmijëve Zgjedhje e këndshme. Ndoshta kur sheh njerëzit që do më shumë në botë aq shpesh të ndreqet dita disi. Ndoshta kujtohesh ç’ka rëndësi në jetë. Ndoshta kujtohesh që ke lënë enët pa larë dhe të pret një qortim i furishëm kur të kthehesh në shtëpi. Foto e të dashurit/ës Ah, dashuria e re! Jeni te dy gishtat e parë të mjaltit dhe takoheni rrallë e me mall. Me siguri putheni si ky çifti këtu dhe flisni vetëm për të në tavolinë me të tjerë. Shumë shpejt, do të vini re që ai/ajo s’ju ka ju në wallpaper dhe do të ziheni me mëri. Kafshë shtëpiake Ti je beqar dhe macja apo qeni (apo kanarina/breshka/iriqi) të japin dashurinë që të mungon. E rekomandoj me gjithë zemër. Kur sheh leshatorin që ke lënë në shtëpi ndihesh më mirë. Fundja sapo pe diçka të bukur që të do pa kushte. Natyrë e qetë Zgjedhja më e mirë, në mendimin tim. Një liqen i qetë apo një mal me borë si wallpaper tregon absolutisht asgjë për ty. Ruaje misterin. Bëji të kërkojnë më shumë. Shtoji kuriozitetin. Një citat Studimet thonë se në 100% të rasteve, citatet frymëzuese nuk e bëjnë punën e tyre. Nëse lexon qindra herë në ditë “Focus on your goals” (fokusohu te qëllimet e tua) apo “Work hard, play hard” (puno shumë, argëtohu shumë), ta garantoj që s’do të ndryshojë asgjë në sjelljen tënde. Ose do i bësh ç’ke ndërmend, ose s’do i bësh, shkruan anabel. Një citat në telefon s’të bën njeri tjetër. Foto e diçkaje që të pëlqen Këtu flas për këngëtare, seriale, filma, libra, gjëra të kësaj natyre dhe jam vetë fajtore e para. Mendoj se të gjithë në këtë kategori jemi pak të vetmuar dhe vëmë wallpaper gjëra që na pëlqejnë me shpresën se dikush tjetër do ta vërë re dhe do të hyjë në muhabet me ne. Strategji e zgjuar. S’funksionon kurrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025