Më të bukurat e Met Gala 2015 NULL NULL 05.05.2015 13:29 05.05.2015 13:29 Nata më e madhe e vitit në industrinë e modës ndodhi, dhe nuk zhgënjeu. Tema e këtij viti ishte kultura kineze. Nga paraqitja e lezetshme e fustanit me shtresa të Amal Clooney e deri te ai i ngjitur për trupi i Kim Kardashian, këto janë fitueset më të mëdhenj të natës. Vetëm Rihanna mund ta shukasë një tepih të kuq të mbushur me njerëz më të rëndësishëm. E veshur e tëra me të verdhë, nga dizajni i Guo Pei dhe e shoqëruar me një “tren” prapa vetes, lirisht mund të thuhet se askujt nuk i ka më shumë hije se Rihannës kur është fjala për krijimin e dramës. Fituesja e Çmimit Oskar, Jennifer Lawrence, dukej bukur duke iu përshtatur temës së mbrëmjes, e veshur nga Dior Couture pa e tepruar shumë. Pritshmëritë ishin të larta për supermodelen Kendall Jenner. Por, ajo definitivisht nuk zhgënjeu, duke na lënë gojëhapur me fustanin e saj të Calvin Klein, me disa prerje anësore tërheqëse. Amal Clooney e ka forcuar edhe me shumë statusin e saj si një fashionista. Ajo u duk më glamuroze se kurrë më parë në fustanin e saj të kuq, i krijuar nga John Galliano. Jennifer Lopez na tregoi edhe një herë se cili është aseti i saj më i njohur. Ajo i “valëviti” të pasmet e saj në këtë “Versace-s’ka-nevojë-për-të -brendshme” fustan të kuq. E arta është definitivisht ngjyra e saj! Anne Hathaway u tregua e mprehtë me veshjen e saj të Ralph Lauren. E mbuluar me kapuç, trupi i saj dukej i përsosur. Superylli i Reality Show e di si të bëjë skena. Kim Kardashian la shumë pak për të imagjinuar me një fustan të tejdukshëm të Roberto Cavallit, i cili i potenconte format e saja të famshme trupore. Ajo tashmë është rritur! Ish ylli i Disney, Selena Gomez, u pa me një veshje të sofistikuar me shpinë të zbuluar nga Vera Wang, dhe një aksesor të bardhë në kokë që i kombinohej bukur. Perfeksion. Emily Blunt kishte ngecur në temën e mbrëmjes me një kreacion të inspiruar nga kontinenti i Azisë, të cilin e ka kompletuar me një pelerinë elegante. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat mendojnë se Taylor Swift doli në publik me Travis Kelce për të shkëputur vëmendjen nga divorci i Sophie Turner 2 days
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 1 week