Më shumë flamuj ukrainas sesa kosovarë? (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 25.02.2023 20:29 nga Valdrin Ibishi 25.02.2023 20:29 Krahas mesazheve për një Ukrainë të lirë, Prishtina u mbush gjithandej edhe me flamuj të shumtë të Ukrainës, që një ditë më parë shënoi një vjetorin e nisjes së luftës me shtetin rus. Madje krahas mureve, ngjyrat verdhë e kaltër u panë edhe në vendkalime për këmbësor e qoshe trotuaresh. Për kujdesin e veçantë që Komuna e Prishtinës i bëri kësaj date të shënuar për popullin ukrainas, qytetarët, ndonëse po e mirëpresin, po e vlerësojnë se është shumë më shumë sesa çfarë u bë për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës. Por, krejt ndryshe po e thotë Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë. “Për përvjetorin e fundit të pavarësisë, pati shumë më shumë flamuj të Kosovës, se sa ka aktualisht të Ukrainës”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti publikon listat me rritje: Tash e tutje s'do të kemi stagnim të pagave (FOTO) 01/02/2023