Me “Poezi për Fuqi”, Artpolis shënon Ditën e Gruas NULL NULL 01.03.2023 10:06 01.03.2023 10:06 Me poezi të bukura dhe të fuqishme të interpretuara nga poetët, artistët dhe aktivistët, të shoqëruar me muzikë dhe pikë koreografike, Artpolis do të shënojë edhe sivjet 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Më 2 mars, Artpolis organizon mbrëmjen poetike “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars” në Menzën Ramiz Sadiku në Prishtinë në orën 20:00. Kjo mbrëmje bën bashkë 31 artistë dhe aktivistë, të cilët do të sjellin një program të larmishëm artistik mbrëmjen e së enjtes. “Poezi për Fuqi” synon të fuqizojë tri gra kryefamiljare nga Skenderaj, Klina dhe Mitrovica, qytete këto prekura nga vërshimet. Paratë e mbledhura nga biletat do t’iu dedikohen këtyre grave!