Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më pak raste të dhunës në familje sivjet në Ferizaj

NULL NULL
05.12.2025 08:35
Foto nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka publikuar rastet e dhunës në familje, për muajin nëntor në qytetin e Ferizajt.

Sipas statistikave, plot 12 raste u shënuan të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

Tetë raste u raportuar në Ferizaj, dy raste në Kaçanik, një rast në Shtime dhe një rast në Han të Elezit.

Krahasuar me muajin nëntor të 2024-ës, ky vit ka pasur rënie të dhunës në familje.

Në nëntor të vitit të kaluar u shënuan gjithsej 18 raste, prej tyre 14 në Ferizaj, dy raste në Shtërpcë, një rast në Kaçanik dhe një rast në Han të Elezit.

“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit nëntor 2025 ka shënuar zbritje për – 33.3 % , në krahasim me muajin nëntor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme