Më në fund Usain Bolt u përgjigjet akuzave për tradhti NULL NULL 08.09.2016 22:06 08.09.2016 22:06 Më në fund, Usain Bolt foli. U akuzua pafundësisht nga shumë media ndërkombëtare dhe fansa të tij, se po e tradhtonte të dashurën e tij, modelen Kasi Bennett, me të tjera femra. Kjo pasi njeriu më i shpejtë në botë, në Rio de Janeiro pasi fitoi medaljen e tij të nëntë Olimpike, u fotografua në shtrat me një studente braziliane që quhej Jady Duarte. Me të tjera vajza ai u pa edhe në klubet e natës të këtij vendi, dhe shumë shpejtë akuzat për tradhti morën dhenë, transmeton Klan Kosova. Mirëpo Bolt ka një të dashur me të cilën është i lidhur që dy vjet. Ndërsa, për t’iu përgjigjur të gjitha spekulimeve e akuzave për tradhti, ai ka publikuar në profilin e tij në instagram një fotografi me bukuroshen Bennett, me të cilën po i kalon pushimet në rivierën franceze, në Bora Bora. “Nëse i besoni ato që i lexoni, atëherë nuk na njihni”, ka shkruar ai në Instagram ku i ka 5.1 milionë ndjekës. View this post on Instagram If you believe what you read, then you don't know us. 🤘🏿🤘🏿@Kasi.b A post shared by Usain St.Leo Bolt (@usainbolt) on Sep 7, 2016 at 2:45am PDT View this post on Instagram All that matters ⚡️ A post shared by Kasi J. Bennett (@kasi.b) on Sep 7, 2016 at 2:47am PDT