Me maska e automatikë plaçkitet banka në Zubin Potok – vidhen mbi 90 mijë euro NULL NULL 11.04.2022 20:56 11.04.2022 20:56 Tre persona të maskuar me armë automatike e kanë grabitur një bankë në Zubin Potok, ku kanë vjedhur mbi 90 mijë euro. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq. Radoviq ka thënë se janë vjedhur 10 milionë dinarë (84 mijë e 915 euro) dhe 6 mijë euro. Tutje, ai tha se vetura, të cilën e kanë përdorur tre të maskuarit, është me targa të Kosovës, nga qyteti i Mitrovicës. Në fund, Radoviq, për Klankosova.tv, tha se vetura është larguar në drejtim të panjohur.