“Më goditi punëtorja e MPB-së, por fajin ma lanë mua” – Qytetari në Malishevë kërkon drejtësi (VIDEO) NULL NULL 24.06.2026 19:50 24.06.2026 19:50 Një aksident trafiku i ndodhur më 6 qershor në Malishevë ka nxitur ankesa dhe dyshime për mënyrën e trajtimit të rastit nga policia. Afrim Morina, i cili u shpall fajtor dhe u gjobit me 300 euro, pretendon se gruaja me të cilën u aksidentua ishte prezantuar si zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se kjo mund të ketë ndikuar në trajtimin e rastit. Për Kiks Kosovën, bashkëshorti i saj deklaroi se ajo punon në MPB dhe se në momentin e aksidentit po përdorte veturë të punës. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se Shëndrita Latifi nuk është e punësuar në asnjë strukturë të saj. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rrethanat e aksidentit janë vërtetuar përmes kamerave të sigurisë dhe dëmtimeve në automjete, ndërsa gjoba është shqiptuar sipas ligjit. Pas ankesës së qytetarit, Inspektorati Policor i Kosovës ka shqyrtuar rastin dhe ka vlerësuar se nuk ka elemente të veprës penale, por lëndën e ka përcjellë për trajtim administrativ-disiplinor në Drejtorinë për Hetime të Brendshme të Policisë së Kosovës.