18:45, 10 Korrik 2020

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesë propozim rishikimin e buxhetit 2020, me gjithë vërejtjet e saj për këtë dokument.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza gjatë debatit për rishikimin e buxhetit tha se ky Grup Parlamentar me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka, siç tha për një dokument të keq dhe të punuar me shumë defekte, do ta japë votën ‘për’ dhe do të bëjë përpjeke që mes dy leximeve të korrigjohet.

Ish-Ministri i Financave tha po ashtu se për hir të bllokadës që është bërë në këtë kohë pandemie për bizneset, punëtorët dhe kategoritë e tjera sociale do ta mbështesin këtë rishikim.

“Sot ndodhemi në një situatë ku duhet të zgjedhim mes dy të këqijave, ta votojmë një buxhet me shumë defekte apo mos ta votojmë një buxhet. Ne kemi vendosur si Parti Demokratike ta japim votën ‘për’ në leximin e parë të buxhetit. Këtë me qëllim që t’i hapet mundësia përmirësimeve edhe pse s’është e lehtë – është bukur e vështirë. Në draftin që është propozuar është bukur-bukur vështirë, por do ta bëjmë maksimumin që ta korrigjojmë me qëllim që mos të bllokohet situata e cila është bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, me inate politike dhe njerëzit që presin pagesat, edhe punëtorët e sektorit privat, edhe bizneset, edhe familjet në asistencë sociale, edhe kategoritë tjera të kenë mundësi t’i realizojmë”.

“Prandaj, Grupi Parlamentar i PDK-së me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka për një dokument të keq dhe të punuar me shumë defekte do ta japë votën ‘për’ dhe do të bëjë përpjekje që mes dy leximeve të korrigjohet”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë