Me fatura e klientë fiktivë përfitoi 35 mijë euro, arrestohet menaxheri i një kompanie private NULL NULL 03.04.2024 16:41 03.04.2024 16:41 Arrestim, foto ilustruese Policia në Ferizaj ka dërguar sot në mbajtje për 48 orë një 24-vjeçar i cili dyshohet se në pozitën e menaxherit në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktivë, për vete të përfitojë një shumë të hollash në vlerë prej 35 mije euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozite. Organet e rendit njoftojnë se më këto veprime, i dyshuari me inicialet E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“ nga neni 284 i KPRK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë