Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Më e komplikuar se blerja e një veture”: Politikani francez kritika për shpërndarjen e vaksinave

NULL NULL
04.01.2021 14:40
Les Republicains (LR) right-wing party's President of the Grand Est regional council Jean Rottner reacts after the results of the mayoral elections on June 28, 2020, in Mulhouse, northern France. (Photo by SEBASTIEN BOZON / AFP) (Photo by SEBASTIEN BOZON/AFP via Getty Images)

Kreu i rajonit të “Lindjes së Madhe” të Francës ka përshkruar shkallën e ulët të vaksinimit për COVID-19 në vend si “një skandal shtetëror”.

Duke folur për kanalin televiziv France 2 të hënën, politikani francez Jean Rottner nënvizoi “vuajtjet e mëdha” në zonën e tij dhe tha që donte që rajonet të “merrnin përsipër” shpërndarjen e vaksinës nga qeveria kombëtare.

Sipas të dhënave më të fundit të vëna në dispozicion nga agjencia shëndetësore franceze më 1 janar, 516 njerëz janë vaksinuar në vend. Vaksina e parë u administrua në Francë në 27 dhjetor, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Në fillim të dhjetorit, kryeministri francez Jean Castex tha se 1 milion njerëz do të mund të vaksinohen deri në fund të janarit.

Rajoni i “Lindjes së Madhe” është goditur veçanërisht rëndë nga vala e dytë e Francës e koronavirusit. Është një nga 15 zonat administrative në Francë ku qeveria ka vendosur orë policore nga 18:00 në një përpjekje për të frenuar rastet.

Ne jemi duke e tallur veten sepse sot, vaksinimi është bërë më i komplikuar sesa blerja e një veture ”, tha Rottner, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme