Me dy autogola e një penallti, Franca në mesin e tetë më të mirave NULL NULL 01.07.2024 21:07 01.07.2024 21:07 FOTO: Goal.com Anise brenda Kombëtares së Francës ka shumë yje të futbollit, arritja e këtij reprezentacioni deri në çerekfinale, ndodhi vetëm falë dy auto-golave dhe një penalltie, të cilën kundër Polonisë e ekzekutoi, Kylian Mbappé. Fitoren e “Gjelave” ndaj Austrisë e vendosi mbrojtësi i këtyre të fundit, Maximilian Wöber, që shënoi në portën e tij, njëjtë siç veproi edhe sot belgu, Jan Vertonghen. Kurse me Holandën, francezët barazuan pa gola, raporton klankosova.tv. Të katërtit ende në “Euro2024” nuk po munden të gjejnë një gol nga loja e rregullt, pavarësisht se rastet e krijuara nuk kanë munguar. Në katër ndeshje të deritanishme, Franca numëron vetëm 3 gola të shënuar e një të pranuar. Përkundër kësaj, futbollistët e udhëhequr nga Didier Deschamps, janë brenda objektivit të tyre, pasi vazhdojnë të qëndrojnë brenda kampionatit, duke synuar titullin e tretë për ta, në futbollin e kontinentit të vjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.