Me çfarë numra do të garojnë partitë më 12 tetor? – shorti nesër në orën 11:00 NULL NULL 03.09.2025 15:29 03.09.2025 15:29 Votimet. Foto ilustruese Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike nesër do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Siç bëri të ditur në një prononcim për Klankosova.tv, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tërheqja e shortit bëhet në orën 11:00. “Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025”, tha ai. Fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.