Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me “bilbila” kundër qeverisë, për Klanin (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 31.07.2023 20:25

E zeza e shkruar mbi të bardhën.

Ashtu si misioni që ka media për të nxjerrë në dritë çdo të keqe të shoqërisë, ishte edhe mesazhi i protestës mesditën e së hënës në kryeqytet.

Gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, u bënë bashkë në sheshin ”Zahir Pajaziti”, në mbrojtje të fjalës së lirë nën moton “Demokracia vdes në errësirë” e shkruar në shqip e anglisht.

Teksa protestuesit po mblidheshin për ta kundërshtuar revokimin e certifikatës biznesore të televizionit Klan Kosova, po shtoheshin edhe forcat e rendit.

Për organizatorët, mbledhia e së hënës është e karakterit simbolik. Kur ora shënoi fiks 12, nisi marshimi nën shoqërimin e fishkëllimave me bilbilë drejt Qeverisë.

Kur arrihet te caku, punëtorët medial lënë pajisjet e i bashkohen gardianëve të fjalës së lirë, si përkrahje të kolegëve nga Klani.

E thirrësit e protestës, edhe nga aty dënuan veprimet e ekzekutivit.

Ato i pa por mbase s`i dëgjoi një punonjës nga ndërtesa e Qeverisë që u pa në dritare. Mirënjohës për pjesëmarrjen, qe Klan Kosova, aq sa edhe me thirrjen që të ruhet demokracia.

Pas rreth një ore, protesta mbaroi e qetë, prej ku nisi edhe shpërndarja e pjesëmarrësve, me shpresën që institucionet përgjegjëse do të reflektojnë.

lajme të ngjashme