Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

NULL NULL
01.08.2023 11:23
Më 16 maj 2024 pritet të fillojë rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Më 16 maj 2024 pritet të fillojë rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut; Foto: Arkiv;

Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet më 4 gusht.

Të akuzuar për vrasjen e Osmanit janë Dardan Krivaqa dhe Arber Sejdiu.

Përndryshe në seancën e sotme Krivaqa shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas.

Në anën tjetër, familja e viktimës ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit, njofton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.