Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me 3 tetor, Tefik Bajrami vs Attila Makula për titullin e Evropës

NULL NULL
27.09.2015 19:28

Me 3 tetor në qytetin e Podujevës do të zhvillohet meçi në mes të Tefik Bajramit dhe hungarezit Attila Makula.

Bajrami do të luftojë për titullin e kampionit evropian në versionin WBU, ndërsa kjo ngjarje është konsideruar historike për arsye se një ndeshje në boksin profesionist thuhet se zhvillohet për herë të parë në Kosovë.

Meçi do të zgjatë 12 raunde dhe do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve, “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ndërsa dyert e sallës do të hapen në ora 18:00, kurse meçet do të fillojnë nga ora 19:00.

Në program janë edhe tre meçe të boksit amator dhe një në atë profesionist ku do të përballen Armand Qullaj nga Shqipëria dhe Mate Berta nga Hungaria.

Bajrami ka qenë kampion bote në Karate dhe Tajboks, si dhe kampion edhe në boksin amator.

Ai në boksin profesionist i ka të zhvilluara nëntë meçe, prej të cilave i ka fituar tetë prej tyre, kurse kundërshtari i tij, ka të zhvilluara 30 meçe nga të cilat ka regjistruar 22 fitore, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme