Më 2018 organizohet udhëtimi turistik rreth hënës NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Kompania teknologjike amerikane SpaceX, ka lajmëruar se po planifikon që të realizojë një udhëtim përreth hënës gjatë vitit të ardhshëm, vetëm për pasagjerët që janë turistë. Tashmë dy qytetarë amerikanë kanë paguar biletat për udhëtimin rreth hënës gjatë vitit që vjen dhe kjo është hera e parë që dikush i cili s’është astronaut, do të kryejë një udhëtim nëpër hënë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë dërguar astronautë në hënë që nga misionet e NASA’s, Apollo në vitin 1960. “Jemi shumë të entuziazmuar që SpaseX do të jetë gati që të dërgojë turistë në një udhëtim rreth hënës në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Elon Musk, drejtori gjeneral i kësaj kompanie, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. Ata që do të udhëtojnë rreth hënës si turistë, nuk janë bërë të ditur, mirëpo është thënë se kanë paguar një shumë të madhe të hollash për ta realizuar këtë udhëtim.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022