Më 2017 a 2006, mospajtim i kotë shumicë-opozitë?! (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 20.07.2022 20:27 nga Haris Ademi 20.07.2022 20:27 Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare në Komisionin Hetimor për Energjinë 2006-2022, zor se pajtohen mes vete për ndonjë temë. Këtë të mërkurë u përplasën edhe për çështje teknike. Partia në pushtet po kërkon që intervistimi i dëshmitarëve të bëhet në bazë të temave, në disa faza, duke filluar nga periudha 2017-2020. Nisjen e dëshmive në mes të periudhës hetimore po e kundërshton opozita që po do të shkojë me rend, sipas viteve dhe rëndësisë së pozitave. Pas dështimit në votim, mbeti formula e intervistimit kronologjik nga 2006 e këndej. Pasi të miratohet buxheti për komisionin, dëgjimi i dëshmitarëve ka gjasë të nis nga java e ardhshme.