Më 14 korrik do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020 NULL NULL 07.07.2020 10:04 07.07.2020 10:04 Ministria e Financave ka njoftuar se më 14 korrik 2020 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020. Njoftohet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 25 milionë euro, transmeton Klan Kosova. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova. “Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025