Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore” drejt një komunikacioni më të sigurt NULL NULL 17.07.2019 15:43 17.07.2019 15:43 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e ka lansuar fushatën “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt. Zëvendësministri i kësaj ministrie, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të kësaj fushate ka synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës kur edhe rritet numri i përgjithëm i mjeteve qarkulluese. Broshura që rikujton disa nga shkeljet që e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat e tjera kufitare. Iniciativa e sotme është bashkëpunim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 16 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë