McGregor: “Vaksinimi i detyruar është krim lufte” NULL NULL 06.12.2021 22:17 06.12.2021 22:17 Luftëtari i UFC Conor McGregor, vazhdon të shërohet nga dëmtimi i këmbës. Megjithatë ai e ka kthyer vëmendjen te pandemia COVID-19. McGregor tha se vaksinimi i detyruar është një krim lufte. Por, krejt kjo u kthye në shaka. Luftëtari irlandez e shpjegoi mendimin e tij se ishte i revoltuar që nuk kishte mundësi të zgjidhte për t’u vaksinuar ose jo. “Vaksinimi i detyruar është një krim lufte”. “A mendoni se detyrimi i njerëzve për të injektuar diçka në trupin e tyre nuk është krim? “Njerëzit duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, një përpjekje për të detyruar njerëzit të vaksinohen nga Bashkimi Evropian, nuk mund të pajtohem me këtë, por e di që qentë tanë në pushtet do të bëjnë atë që u thuhet, është koha që Irlanda të largohu nga Bashkimi Evropian”. Conor McGregor, u përball me kundërshtime dhe u detyrua t’i fshinte postimet u përpoq të sqaronte pozicionin e tij. “Unë nuk jam kundër vaksinave, jam kundër që nuk mund të zgjedh, Zoti i bekoftë ata që mendojnë ndryshe”.