Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

McGregor: Bisedimet me Pacquaio po vazhdojnë

NULL NULL
03.03.2020 10:54

Conor McGregor konfirmon se bisedime me Manny Pacquaio për të bërë të mundur një duel boksi po vazhdojnë.

McGregor synon të përballet me Pacquaio në rikthimin e tij pas përballjes me Donald Cerrone.

Irlandezi po synon një rikthim në ringun e boksit, pas luftës së tij që do ta zhvillojë në mbrëmjen e UFC 246.

McGregor është duke u përgatitur që të përballet me Cerrone në Las Vegas, gjatë së shtunes.

Ai gjithashtu ka zbuluar se ka bisedime me boksierin filipinas, për një duel boksi.

“Bisedimet me Pacquaio kanë vazhduar. Aspirata ime është të fitoj tituj të boksit. Mendoj se do të ishte fenomenale kjo arritje. Do ta arrij këtë” ka thënë ‘Notorious’.

McGregor ka regjistruar edhe një herë një ndeshje boksi, kur përballej me Floyd Mayëeather, duel në të cilin mposhtej.

lajme të ngjashme