Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

McDonald’s do të rihapet në Ukrainë

NULL NULL
11.08.2022 16:57

McDonald’s ka njoftuar se po planifikon të rihapë restorantet në Ukrainë gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo si shenjë e hershme e kthimit të bizneseve perëndimore në Ukrainë, ndërsa pushtimi rus po vazhdon, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Pas konsultimeve dhe diskutimeve të gjera me zyrtarë ukrainas, furnitorë dhe specialistë të sigurisë dhe duke marrë parasysh kërkesën e punonjësve tanë për t’u kthyer në punë, ne kemi vendosur të krijojmë një plan me faza për të rihapur disa restorante në Kiev dhe Ukrainën perëndimore,” tha Paul Pomroy.

Kompania, e cila mbylli të gjitha vendet e saj në Ukrainë dhe Rusi në mars, tha se po punonte me furnitorët për të dorëzuar produktet dhe për të sjellë punonjësit në vend me protokolle të përmirësuara të sigurisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.