McConnell konfirmon që nga nëntori do ta lë pozitën e kreut të republikanëve në Senat NULL NULL 28.02.2024 22:12 28.02.2024 22:12 Mitch McConnell, lider i Republikanëve në Senatin Amerikan Republikani i lartë i Senatit të SHBA, Mitch McConnell, të mërkurën ka konfirmuar se në nëntor do të tërhiqet nga roli i tij drejtues. Me këtë ai i jep fund mandatit rekord në krye të republikanëve, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv. McConnell i cili ka përfaqësuar Kentuckyn në Senat që prej vitit 1985, ka qenë në krye të partisë që prej vitit 2007. “Javën që shkoi mbusha 82 vjet. Fundi i kontributit tim është më afër sesa që unë parapëlqej”, ka thënë McConnell në Senat, derisa zëri i ndërpritej mes emocionesh. “Ati kohë mbetet i pamposhtur. Nuk jam më ai burri i ri i cili ulet pas duke shpresuar që kolegët ta mbajnë mend emrin tim. Është koha për gjeneratën e re të udhëheqësisë”. Mandati i tij shkon drejt 17 vjetësh si kreu i partisë në Senat, që është koha më e gjatë që ka shërbyer dikush në këtë pozitë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Prokurorja e Prizrenit, Mehreme Hoxha: Zgjidhja e rasteve të dhunës në familje - prioritet 60 minuta më parë