Mc Kresha dhe Lyrical Son: Nuk synojmë tregun ndërkombëtar (Video) NULL NULL 01.06.2016 22:52 01.06.2016 22:52 Në pjesën e dytë të emisionit NIN në Klan Kosova, të ftuar ishin këngëtarët e njohur të estradës kosovare MC Kresha si dhe Lyrical Son. Këta të fundit në N’drrimin e Natës me Alaudin Hamitin, zbuluan disa detaje rreth ‘’Box’’ albumit të tyre më të ri të përbashkët i cili pritet të publikohet pikërisht në muajin e ardhshëm. Sipas këngëtarit MC Kresha, në album përfshihen 28 instrumentale e që diçka e tillë do të jetë një dhuratë e mrekullueshme që iu dedikohet publikut të tyre, njofton Klan Kosova. Bëhet e ditur që ky album do të jetë në shitje me sasi të limituar e që plani i këngëtarëve është që secili pjesëmarrës në koncertet kur MC Kresha dhe Lyrical Son, organizojnë, do të ketë mundësinë të marr një album të tillë me një çmim më të lirë. Albumi është duke u përgatitur në Gjermani, e që do të vihet në treg në gjithë botën por që më tepër iu dedikohet hartës ku flitet shqip. Ndërkohë këngëtarët zbuluan edhe një detaj tjetër ku thanë se nuk kanë tendencë të hyjnë në konkurrencë me këngëtarët ndërkombëtarë sepse ajo është një kategori tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.