Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe NULL NULL 30.05.2022 17:38 30.05.2022 17:38 Pas ngjarjes kur një foshnje u gjet e pajetë, e futur në një valixhe në dollapin e shtëpisë në Korçë, kanë dalë rezultatet e ekspertizës. Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, për Top Channel, kanë bërë me dije se foshnja e gjetur në valixhe ka lindur e gjallë. Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor. Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan, menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur e gjallë. Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin./Top Channel/