Mbytet një i moshuar në detin e Durrësit NULL NULL 27.09.2025 13:46 27.09.2025 13:46 Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të bregdetit të Durrësit. Sipas raportimeve të Euronews.al, viktima nuk është identifikuar ende, derisa dyshohet se është mbytur. Bazuar në raportimet e mediave në Shqipëri, viktima nuk kishte shenja të dhunës, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet po vazhdojnë.