Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyt foshnjën, akuzohet

NULL NULL
04.05.2015 11:39

Autoritetet e New Yorkut kanë akuzuar një motër medicinale e cila i kishte bërë dush me ujë të nxehtë një foshnje 23 mujore.

WNBC News raporton që policia ka arrestuar 54 vjeçaren Oluyemisi Adebayo të mërkurën, derisa kjo e fundit po përpiqej që të fluturonte drejt Afrikës, përkatësisht drejt vendit të saj të lindjes Nigerisë.

Adebayo, një motër medicinal e licencuar, ka qenë e punësuar nga familja e vogëlushes Naomi Mondesire.

Sipas raporteve të njësive hetuese Adebayo e ka zhytur fëmijën në ujë me temperaturë të lartë në 21 Prill të muajit të kaluar. Në raport thuhet që Adebayo personalisht nuk e ka bërë kontrollimin e temperaturës së ujit para vendosjes së fëmijës në vaskë duke bërë kështu që fëmijës t`i dëmtohet lëkura pas nxjerrjes nga vaska.naomiburns_featured

Fëmija që u trajtua në Nassau University Medical Center i është nënshtruar një operacioni për djegie të shkallës së dytë në një pjesë të trupit, dhe djegie të shkallës së tretë në gjysmën tjetër të trupit .

Sipas raporteve të autopsisë fëmija nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve ku edhe ka ndërruar jetë të hënën.

Adebayo është akuzuar për vraasje të shkallës së dytë të enjten e javës së kaluar, raporton New York Daily News.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.