Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllja e qeverisë amerikane, Rubio nuk do të marrë pjesë më në bisedimet për Gazën

NULL NULL
08.10.2025 22:45

Sekretari i shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ishte paraparë të merrte pjesë në një takim në Paris nesër për të diskutuar tranzicionin pas luftës në Gaza. 

Megjithatë, burime diplomatike kanë thënë që Rubio nuk do të marrë pjesë më për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv 

Por Uashingtoni pritet të përfaqësohet ende në bisedime, megjithëse nuk është e qartë se kush do të jetë atje në mungesë të Rubios.

Një burim diplomatik evropian ka thënë se ishte jetike që SHBA-të të merrnin pjesë, sepse asgjë nuk mund të ecte përpara pa kontributin e Shtëpisë së Bardhë. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme