Mbyllet qendra e paraburgimit në Sarandë NULL NULL 13.11.2022 14:42 13.11.2022 14:42 Është mbyllur institucioni i paraburgimit në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit, të së dielës, ka nisur dhe transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit. Mësohet se një pjesë e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë që institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit. /abcnews.al/