19:03, 18 Gusht 2019

Një ditë pas videos shokuese,  ku Mihal Kokëdhima për më shumë se 5 kilometra  qëllonte me grushte xhamin e  furgonit me turistë spanjollë, duke tentuar të hyjë brenda, lokali në pronësi të tij nga ku dhe nisi incidenti është bllokuar nga policia.

Në të nuk dallohen shirita, por vetëm një tabelë kartoni në derën e kangjellave rrethuese.

Gjithçka ndodhi pasi turistet spanjolle kishin shprehur rezerva për shërbimin në lokalin e Kokëdhimës dhe ishin ngritur nga tavolina për t’u larguar. 51-vjeçari dha sot shpjegime para gjykatës, por nuk e bindi atë për ta lënë të lirë.

51-vjecari u shfaq i qeshur dhe pa tension në Gjykatën e Vlorës në seancën ku do të njihej me masën e sigurisë. Ai qëndroi në sallë në prani të dy avokatëve.

Seanca më pas u zhvillua me dyer të mbyllura ku Kokëdhima mohoi të kishte sulmuar grupin e turistëve spanjollë, duke thënë se çdo gjë e kishte bërë për vetëmbrojtje.

“Më morën zvarrë me makinë, ç’është kjo pune, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku i kanë faktet që i preka me dorë.  Më rrezuan në Qeparo, nga makina. Si ka mundësi… unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur. Unë u mora targën , telefonova policinë. Ata futen marshin të me shtypnin, dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani, ne dy muaj punojmë.”

Por me gjithë argumentet që parashtroi dhe kërkesën e avokatit për të lënë garanci pasurore një shumë prej 3 mijë eurosh, gjykata vendosi ta lërë në burg 51-vjeçarin, i cili i akuzohet  për  “Kanosje”, “Dëmtime me dashje” dhe “Shkatërrim të pronës”.

Avokati jep edhe versionin e tij për ngjarjen.

Në videon e filmuar nga vetë turistët Mihal Kokëdhima qëndron në kofanon e fugonit për rreth 5 kilometra nga Porto Palermo e deri në Qeparo./tv klan/

.

Konkurs Pune

Lexo më shumë