Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet kompania paralele e Serbisë në Shtërpcë, “Novo Javno Preduzece”

NULL NULL
23.04.2025 09:14
Pamje nga aksioni policor në Shtërpcë, mbyllet kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave ‘Novo Javno Preduzece’

Deputetja Artane Rizvanolli, njëherësh ministre e dorëhequr e Ekonomisë, ka njoftuar se është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli tha se “asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë”.

“Pas kërkesës së Njësisë së Mbikëqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës, sot është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave ‘Novo Javno Preduzece’ e cila ka funksionuar në Shtërpcë. Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi dhe pa u ndalur”, potencoi Rizvanolli.

Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëherësh ka kërkuar nga ta dhe nga Prokuroria hetime të menjëhershme mbi dëmet dhe përfitimet që janë sjellë nga veprimtaria e jashtëligjshme e këtij institucioni paralel të Serbisë. /Klankosova.tv

Policia me aksion në Shtërpcë

lajme të ngjashme