Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë NULL NULL 16.09.2020 08:31 16.09.2020 08:31 Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë. Burime për Top Channel tregojnë se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19. Punonjësi emri i të cilit ndodhet në dispozicionin e Top Channel ,punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë. Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion. Burime pranë ambasadës thanë Top Channel se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike. Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë