Mbyllen 26 qendra masazhi dhe klube nate - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllen 26 qendra masazhi dhe klube nate

NULL NULL
26.05.2023 17:13
Qendra masazhi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se përmes Inspektoratit të Tregut, nga data 10-14 maj 2023, ka inspektuar 66 operatorë ekonomikë që ushtrojnë veprimtarinë e mirëmbajtjes trupore, qendrat e masazheve, klubet e natës, muzikë “live” dhe vallëzim, që operojnë në komunat, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

Bëhet e ditur se prej tyre 26 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht për shkak se të njëjtit kanë ushtruar veprimtarinë në kundërshtim me dispozitat e ligjit, përcjell Klankosova.tv.

“Prej tyre 26 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht për shkak se të njëjtit kanë ushtruar veprimtarinë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Tregtinë e Brendshme, ndaj 12 operatorëve ekonomikë janë shqiptuar gjoba ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe bazuar në Kodin Penal të Kosovës ndaj 4 operatorëve ekonomikë janë deponuar kallëzime penale për heqje apo dëmtim të vulës zyrtare”.

“Inspektimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës/Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me Inspektoratin e Tregut, mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe drejt arritjes së këtij qëllimi aktivitetet dhe inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët dhe muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.