Mbyllen 13 subjekte tjera të lojërave të fatit NULL NULL 05.02.2018 15:24 05.02.2018 15:24 Në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit të Administratës Tatimore të Kosovës janë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro. Aksioni në fjalë është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës. Bëhet e ditur se ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton Klan Kosova.